e hënë, 8 tetor 2012

SHBA, Sherr Masiv Në Dasmë, Një I Vdekur



Dy nuse panë t’i shkatërrohej dita më e bukur e jetës së tyre kur të ftuarit e dasmës së tyre nisën një sherr masiv në hollin e një hoteli në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xhaxhai 57-vjeçar i njërës prej nuseve vdiq nga një infarkt jashtë hotelit Sheraton Mission Hill.

Ngjarja është regjistruar në video nga një person që po flinte në hotel dhe u zgjua nga zhurma e tmerrshme në orën 2 të mëngjesit të së dielës.

Tre persona u arrestuan nga agjentët e policisë. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi sherrin e dhunshëm në barin e hotelit ku po organizoheshin dy dasma në të njëjtën kohë.

Nuk ka komente:

Posto një koment