e hënë, 15 tetor 2012

Qendra e Traumatologjisë, do të zhvendoset në spitalin “Nënë Tereza”...

Spitali Ushtarak pas 55 vitesh do të shkrihet për t’i liruar mjediset në favor të një spitali privat që gjendet pranë tij. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka përgatitur procedurën për të transferuar qendrën e traumatologjisë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ndërsa Spitalin Ushtarak si institucion do ta zhvendosin në Zallher, ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes do të shërbejë për ushtarakët...
Spitali Ushtarak ka sot aktualisht në pronësi të vet një sipërfaqe 77.405 m2, me një kapacitet prej 230 shtretër dhe personel mjekësor e ndihmës prej 420 vetë, nga te cilët 124 mjekë dhe 296 infermiere, farmaciste, dentiste dhe personel ndihmës.

Transferimi i shërbimit të Traumatologjisë nga Spitali Ushtarak

Qendra Kombëtare e Traumatologjisë, që funksion pranë këtij spitali, sipas projektit të paraqitur nga Imami, do të transferohet pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” me arsyetimin se ajo është kthyer në një institucion të rëndësishëm të mjekësisë civile dhe duhet të ndahet nga Spitali Ushtarak.

Kjo qendër në fakt është e gjithë ajo që quhet Spitali Ushtarak. Me largimin e saj nga Spitali Ushtarak, ai boshatiset tërësisht dhe kthehet në një objekt i gatshëm për tu marrë në koncesion nga spitali privat, që është ngjitur me të. Argumentet që kanë paraqitur për ndarjen e Traumatologjisë nuk janë binëse, ato kanë të bëjnë pergjethsisht me mungesën e fondeve, me paparashikueshmërinë e traumave, me problemet sociale dhe të sigurimit shëndetësor, me kontributin e buxhetit të shtetit dhe arsye të reformimit të brendshëm të skemës së shërbimit shëndetësor.

Nuk ka komente:

Posto një koment