e hënë, 15 tetor 2012

Levan-Tepelenë, motori del nga rruga, 1 i vdekur, 1 i plagosur...

FIER- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se kanë qenë dy persona të cilët udhëtonin në gjendje të dehur me motor dhe se nga pakujdesia motori ka dalë jashtë kontrolli duke u përplasur me karaxhatat anësore..
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës por mësohet se ai është rreth 50 vjeç, ndërsa i plagosuri është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe ka shkuar në fshatin aty pranë për të marrë ndihmën e parë. Sipas policisë në vendngjarje nuk është konstatuar ndonjë përplasje nga ndonjë mjete tjetër i cili mund të shkaktonte daljen nga rruga nga motori por ka qenë një pakujdesi e drejtuesit të motoçikletës që ka sjellë aksidentin.

Nuk ka komente:

Posto një koment