e martë, 16 tetor 2012

Provokimet antishqiptare u kushtojnë me rrahje serbëve...[VIDEO]

Një grup huliganësh serbë janë rrahur ditën e martë pas një përleshjeje me ultrasit shqiptarë.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja" dhe ai është nxitur nga huliganët serbe, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serbe dhe thirrje antishqiptare...
Një grup të rinjsh shqiptarë menjëherë kanë reaguar kundër këtij grupi të tifozëve serbe.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se dy personat e rrahur në incidentin që ndodhi në mesditë janë serbë nga Podgorica e Malit të Zi.

Ata kanë ardhur në Shkup për të ndjekur ndeshjen e futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Qytetit dhe më pas janë lënë të lirë. Dy tifozët menjëherë i janë bashkëngjitur grupit të tifozëve të tjerë në sheshin qendror të Shkupit, ku janë tubuar dhjetëra tifozë të tjerë me flamuj serbë

Nuk ka komente:

Posto një koment