e martë, 16 tetor 2012

Gjermani-Francë, 42 shqiptarë arrestohen për trafik heroinë...

FRANCË- Prokurorët në Francë thonë se policia ka shkatërruar një rrjet të madh shqipëtar të trafikimit të heroinës, duke realizuar 42 arrestime në lindje të Francës dhe në Gjermani... Autoritetet kanë konfiskuar edhe 50 kilogram heroinë. BBC njofton se më shumë se 200 policë ishin përfshirë në bastisjet, gjatë së cilave 39 persona u arrestuan në qytetin Mulhouse, ndërsa tre arrestime të tjera u kryen përtej kufirit, në Gjermani.

Një prej prokuroreve tha se rrjeti manovronte me qindra kilogramë të heroinës. Të arrestuarit janë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Bastisjet e mëngjesit të sotëm vijnë pas një hetimi të nisur në vitin 2010 nga policia kufitare, lidhur me dyshimet se një grup shqiptarësh ishte i përfshirë në një rreth të trafikimit me qenie njerëzore.

Nuk ka komente:

Posto një koment