e martë, 16 tetor 2012

Ish të përndjekurit, Rama: 2013, viti i ndryshimit edhe për ta...

Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar në rrjetin social twitter lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Berisha ndaj ish të përndjekurve politike, të cilët kanë hyrë në ditën e 25 të grevës së tyre të urisë... Pak orë pas deklaratës së zëdhënëses së PD-së, e cila e konsideroi grevën, grevë private të kreut të PS, që sipas saj po e menaxhon përmes një trafikanti të qënieve njerëzore, Rama shkruan në twitter:

“Asnje cudi per gjuhen vulgare te KM ndaj te burgosurve politike! Ne dhjetor `90 i quante llumi i shoqerise, sot trafikante dhe funderrina...KM qe tha fola me Zotin dhe u beme aleate per zgjedhje,na tregoi se sa me afer zgjedhjeve aq me shume shpifje e marrezi do degjojme nga ai!”
Sipas Ramës 2013 do te jete viti i ndryshimit edhe per mijera te burgosur politike qe e kane mbeshtetur me vite, perbuzesin gojeshthurrur te tyre, sic e quan ai.

Nuk ka komente:

Posto një koment