e enjte, 18 tetor 2012

Protesta të ashpra në Athinë, 1 i vdekur....

BBC njofton se një 65 vjeçar ka pësuar atak kardiak, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë gjatë protestës masive që po mbahet në Athinë, për t`i kundërshtuar masat e shtrëngimit... Raportohet se vdekja e tij nuk kishte të bënte me protestën, por protestuesit thonë se i ndjeri kishte ndërruar jetë si pasojë e gazit lotësjellës, të hedhur nga policia për të shpërndarë protestuesit.

Më shumë se 30 mijë protestues u mblodhën sot në qendër të Athinës, përderisa shumica e bizneseve dhe e aktiviteteve të sektorit publik ndaluan punën, për t`iu bashkuar grevës 24 orëshe, të thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në vend, ADEDY dhe GSEE.

Tensionet u rritën kur një grup i protestuesve filloi të gjuante me copa mermeri, shishe dhe bomba të gazit në drejtim të barrikadave policore, gjë që e shtyu policinë të gjuante disa herë gaz lotësjellës, për t`i shpërndarë ata.

Kjo është hera e dytë brenda tri javësh që punëtorët grekë dalin në protesta masive, ndërsa greva e sotme ka për qëllim që t`u tregojë liderëve të BE-së, të cilët po marrin pjesë në Bruksel në samitin dy-ditor për krizën, se shkurtimet e pensioneve dhe pagat e reja do ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen e tyre.

Nuk ka komente:

Posto një koment