e enjte, 18 tetor 2012

Krasniqi ia mbyll mikrofonin Rexhepit, ndërpritet seanca....

Rifillimi i pasdites i seancës së sotme të Parlamentit të Kosovës përfundoi ende pa filluar mirë, njofton KTV.

Për fjalë u paraqit së pari ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili filloi me sulme kundër kryeparlamentarit Jakup Krasniqi...
Ky pastaj urdhëroi regjinë që t’ia ndërpresë mikrofonin, gjë që edhe u bë.

Pas shkëmbimit të fjalëve midis këtyre dyve, ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Adem Grabovci, i cili “falënderoi” Krasniqin për qasjen e tillë ndaj ministrit Rexhepi dhe PDK-së.

 Grabovci tha se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës përderisa ai i largon nga salla ministrat, kurse Krasniqi iu përgjigj: Unë nuk kam faj që keni sjellë ministra rrugaçë se që PDK-ja duhet të kujdeset që të mos emërojë ministra rrugaçë.

“Ai tashti është dashur të japë dorëheqje”, ka thënë kryeparlamentari.

Pas kësaj Grabovci ka kërcënuar Krasniqin me shkarkim, kurse Krasniqi i është përgjigjur me fjalët: “Mblidhi 80 nënshkrime dhe më shkarkoni”.

Pas këtyre fjalëve, deputetët e PDK-së kanë braktisur punimet e seancës, kurse Krasniqi  ka shpallur të përfunduar seancën e sotme shkaku i kuorumit, dhe ka caktuar vazhdimin e seancës për ditën e premte.a

Nuk ka komente:

Posto një koment