e mërkurë, 10 tetor 2012

Nje tjeter ish-i burgosur politik i ve flaken vetes

Ndërsa greva e urisë së ish të përndjekurve ka hyrë në ditën e 19 të saj, një tjetër grevist I ka vënë flakën vetes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ...
çadrave ku po zhvillohet greva dhe bëhet fjalë pqr 47-vjeçarin Lirak Beko. Ai ka lyer veten me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën vetes ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë grevistët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Ai është nisur menjëhërë për në QSUT ku është shtruar në repartin e djegie plastikës dhe po merr edhe ndihmën mjekësore.



Sipas mjekëve në QSUT Beko ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe ka djegie në 50% të trupit. Megjithatë mjekët shprehen segjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik për jetën . Ky është rasti i dytë brenda kap ditësh ku një ish-i burgosur politik në grevë urie tenton të vetëflikohet. Vetëm tre ditë më parë grevisti Gjergj Ndreca është vetëdjegur në shenjë proteste për mos realizimin e kërkesave të ish-të përndjekurve politik si dëmshpërblimin për vitet e burgut etj

Nuk ka komente:

Posto një koment