Me gjithë heshtjen e institucioneve shtetërore, në mediat shqiptare vazhdojnë të mbërrijnë denoncime nga qytetarët për incidente në Greqi. Kështu bëhet e ditur se ...
së fundmi policia greke ju ka vendosur kryq pasaportave që posedojnë emigrantët shqiptarë duke përdhodur dokumentet shqiptare kryesisht në kufi.
“Djali im ka lindur në Kefalonia dhe për arsye tepër qesharake i është vënë kryq pasaportës së tij. Djali im, i cili quhet Gerald, është vetëm 6 vjeç. Nuk e kuptoj pse mund t’i vendosësh kryq pasaportës së tij”,denoncon emigranti Gramoz Marashaj.
“Ata kërkuan që në pasaportë të mos shkruhej shqip vendi i lindjes dhe shteti i lindjes, që në këtë rast është Greqia, por të shkruhet greqisht. Vetëm në këtë rast, sipas tyre, mund të kalojë djali im në Greqi”, vazhdon rrëfimin Marashaj.
Edhe një tjetër emigrant Edmond Avdyli ka pësuar të njëjtin fat.
“Unë isha me dy fëmijët, Serxhio, i cili është 6 vjeç dhe Skerdi, i cili është 1 vjeç. Erdhëm në Shqipëri dhe me këtë rast u bëra edhe pasaportat biometrike, por grekët nuk e njohën, duke vendosur kryqe në to, pasi kërkohej të shkruhej greqisht”, tregon Avdyli.
Ata i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë sepse nuk është rasti i parë që ata keqtrajtohen nga shteti helen.

Nuk ka komente:
Posto një koment