e diel, 14 tetor 2012

Madonna, me striptiz mbështet vajzën e plagosur...[VIDEO]

Veprimet kontroverse të Mbretëresha së muzikës pop, Madonna, nuk kanë të ndalur.

Pasi tregoi gjirin në Stamboll dhe pasi në Washington e quajti Barack Obaman ‘mysliman të zi’, këngëtarja në një koncert në Los Angeles i ka kënduar vajzës pakistaneze, Malala Yousafzai, të cilën e plagosën talibanët...
Vajza u gjuajt me armë në një autobus shkollor, pasi kishte shkruar në një blog se sa i rëndësishëm është shkollimi për të.

Mbështetja e Madonnas ka ardhur me një këngë dhe një pikë striptizi për vajzën, e cila është duke luftuar për jetën në spital. Veprimi i këngëtares ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ajo akuzohet se e ka shfrytëzuar në mënyrë të papërshtatshme tragjedinë e Malalas për tërhequr vëmendjen te vetvetja.

Nuk ka komente:

Posto një koment