e diel, 14 tetor 2012

Poposki kërkon mbështetje nga Franca për emrin...

Maqedonia pret mbështetje nga Franca për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kështu deklaroi ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski,... në takimin e sotëm joformal me presidentin francez në margjinat e samitit të 14 të Frankofonisë, që mbahet në Kinshasa të Kongos. Në kumtesën e Ministrisë së jashtme thuhet se se Ministri Popovski është takuar edhe me kryeministrat e Luksemburgut, Libanit dhe Monakos, me zëvendëskryeministrin e Belgjikës, si dhe me ministrat e punëve të jashtme të Ermenisë, Laosit, Senegalit, Guinesë Ekuatoriale, Valonisë dhe Kuebekut. Aksenti kryesorë në takimet e realizuara, siç thuhet në kumtesë, ka qenë në sfidat globale në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe integrimeve rajonale.

Nuk ka komente:

Posto një koment