e shtunë, 13 tetor 2012

Kryetarja e re e KQZ, i shoqi i kerkon divorcin

Një nga lajmet më interesante të këtyre ditëve ka qenë zgjedhja e kryetarit të ri të KQZ-së që do të zinte vendin e Arben Ristanit, pasi këtij të fundit i mbaronte mandati. Surprizë ka qenë emri i një zonje, e përzgjedhur nga maxhoranca për të zënë këtë vend, i cili ka shërbyer si burim konflikti në zgjedhjet e fundit lokale...
Emri i Lefterije Lleshit arriti të fitojë postin e rëndësishëm, e votuar vetëm nga pozita në Parlament, me 73 vota, ditën e enjte. Mënjëherë lindi interesi të mësohej më shumë mbi jetën e saj private, si një personazh për të cilin pa dyshim kurioziteti nuk mungon. Gazeta Panorama shkruan sot s, para se të zgjidhej kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshit i është kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj. Përmes një padie, bashkëshorti i saj, Arjan Lleshi i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës zgjidhjen e martesës me Lefterije Lleshin. Padia në fjalë është depozituar më 7 korrik në kryesekretarinë e Gjykatës.
Padia në fjalë është depozituar më 7 korrik në kryesinë e Gjykatës. Por çështja e divorcit është pushuar nga gjykata në seancën e parë të shqyrtimit, më 19 shtator.
Në padinë e depozituar në Gjykatë bashkëshorti kërkonte zgjidhjen e martesës, si edhe lënien e dy fëmijëve të ardhur në jetë prej saj, bashkëshortes Lleshi. Në të njëjtën padi ai kërkonte të drejtën e takimit të fëmijëve dy herë në javë si edhe mbajtjen e tyre një muaj gjatë pushimeve verore. Burime jo zyrtare pranë Kuvendit bëjnë të ditur se Lefterie Leshi jeton e ndarë nga bashkëshorti i saj prej më se dy muajsh. Nuk dihet pse ka ndodhur ky pushim i çështjes, ndërkohë që dyshimet shkojnë për faktin se ajo mund të ketë kërkuar mirëkuptim e bashkëshortit që kjo cështje të lihet mbase për më vonë, meqë tani ajo duhet të mbajë një post shumë të rëndësishëm, do të ishte në qendër të vëmendjes dhe nuk i interesonte që të lakohej çështja e divorcit

Nuk ka komente:

Posto një koment