e diel, 14 tetor 2012

Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka...!!!

DURRËS- Zbardhet misteri i vrasjes makabër të 18-vjeçares, Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit. Policia e Durrësit në bashkëpunim me policinë e krimeve të rënda kanë gjetur prova të pakontestueshme, të cilat vërtetojnë se autor i krimit ështi fqinji i familjes Vata, një 80-vjeçar i quajtur Shaban Norja...
Hetimet kanë arritur të zbardhin të plotë historinë e krimit të kryer për pasion. Nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë akt makabër, por policia sqaron se 80-vjecari ka pranuar krimin në polici, si dhe ka treguar vendin ku ka fshehur kokën e 18-vjecares.

Me të marrë dëshminë, blutë e Durrësit e kanë gjetur kokën e vajzës të fshehur pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i saj. Ata sqarojnë se vajza është qëlluar me armë në kokë, e më pas në mënyrë krejt barbare i është ndarë koka nga trupi me një thikë të mprehtë. Trupi është lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa koka është fshehur në arën me misër, pas metra më larg.

Në shtëpinë e të moshuarit, që jetonte vetëm pasi i kishte vdekur bashkëshortja policia ka ndeshur në prova të pakontestueshme. Është gjetur thika me të cilën ai i ka prerë kokën si dhe njollat e gjakut të vajzës në këmishën, pantallonat dhe rripin e autorit.

Sipas policisë, Aishja është viktimë e abuzimit të 80-vjecarit që kur ishte 14-vjec, ndërsa mësohet se ai është edhe i ati i foshnjës që ajo mbante në bark. Shaban Norja ka qenë i dënuar me 9 vite burg më parë, për një vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që në banesë mbante armë pa leje.

Ai ka pasur njohje me familjen Vata. Policia sqaron se vite më parë, kur kanë ardhur nga Kukësi, Shabani i’u ka shitur atyre tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë.

EKSPERTIZA
Ekzpertiza mjeko-ligjore vetëm një ditë pas masakrimit të 18- vjeçares zbardhi faktin se ajo ishte 11 javëshe shtazanë, ndërkohë që familjarët dje i dhanë mes dhimbjes dhe lotëve lamtumirën e fundit trupit pa kokë të Aishes.

18-vjeçarja Aishe Vata, e cila priste të ulej në auditoret e Fakultetit të Infermerisë, u gjet e masakruar më 11 tetor në një arë me misër, në afërsi të mbikalimit të Fllakës (në hyrje të rrugës për në Xhafzotaj) nga një banor i zonës.

Nuk ka komente:

Posto një koment