e diel, 14 tetor 2012

I hynë natën me dhunë në shtëpi dhe e rrahin...!!!

Skenderaj, 13 tetor – Një banor i fshatit Tërnac i Skenderajt, derisa ishte duke fjetur në shtëpinë e tij, është rrahur nga dy persona të panjohur, të cilët i kishin hyrë brenda me dhunë... Viktima është dërguar për mjekim në spital, ndërkohë qe më vonë njëri prej sulmuesve është arrestuar dhe po mbahet në polici.

“Viktima mashkull ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në shtëpinë e tij, aty kanë hyrë me forcë dy persona të dyshuar të panjohur dhe të njëjtit e kanë rrahur”, thuhet në raportin policisë.

Për viktimën e rrahjes thuhet se pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Skenderajt është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. “Pas një pune hetimore, njëri nga te dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në fund të raportit të policisë, në të cilin nuk jepen detaje tjera

Nuk ka komente:

Posto një koment