e diel, 14 tetor 2012

30 mln lekë në këmbim të faljes së gjobës, në pranga tatimori dhe ekonomisti...!!!

TIRANË- Shërbimet e sektorit të luftës Kundër Krimit Financiar, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët Task-Forcë, në Prokurorinë e Tiranës, pas një hetimi disa mujor, arrestuan sot shtetasit Hysen Çibuku,... me detyrë inspektor në njësinë e tatim-paguesve të mëdhenj (VIP), në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, si dhe bashkëpunëtorin e tij 24- vjeçar Erlind Idrizaj, banor i Fierit, ekonomist pranë një subjekti privat.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bëri të ditur të shtunën se këta shtetas, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë kërkuar përfaqësuesit të një biznesi shumën prej 30 milionë lekësh, për të mundësuar faljen e një gjobe të vënë ndaj tij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Operacioni për kapjen e këtyre dy shtetasve u finalizua rreth orës 14.45 të ditës së sotme në kryeqytet, ndërsa materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit të Tiranës, nën akuzën e kryerjes së "korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike".

Nuk ka komente:

Posto një koment