e premte, 12 tetor 2012

Pogradec, vetëdigjet se u pushua nga puna. Reagon bashkia...!!!

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Rreth orës 14:05 minuta mësohet se një 47-vjeçar i ka vënë flakën vetes,..
por fatmirësisht është neutralizuar në kohë nga policia.

Personi i vetëdjegur sipas policisë, është shtetasi Gëzim Hamiti, i cili punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit dhe e ka ka ndërmarrë këtë akt të rëndë, pasi është pushuar nga puna.

Akti eksterem i 47-vjeçarit, i ka shkaktuar atij plagë të rënda, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq policia bën të ditur se 47-vjeçari ishte në gjendje të dehuar në momentin që ka tentuar të vetëdigjet.

REAGON BASHKIA: NUK ËSHTË PUSHUAR NGA PUNA
Ora 16:20 Bashkia e Pogradecit nëpërmjet një deklarate për mediat ka reguar në lidhje me punonjësin e pastrim gjelbërimit duke bërë me dije se 47-vjeçari nuk është pushuar nga puna.

Bashkia thekson se Gëzim Hamiti nuk ka pasur probleme me rrogën, në një kohë që bashkëshortja e 47-vjeçarit i cili tentoi sot të vetëflijonte vetën, këmbëngul se burri i saj prej 4 muajsh nuk është paguar.

MJEKËT: DJEGIE TË SHKALLËS SË PARË DHE TË DYTË
ORA 16:04 Gëzim Hamiti, 47-vjeç, i cili tentoi t'i japë fund jetës me aktin ekstrem të vetëdiegies, është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për mjekime më të specializuara.

Mjekët e qytetit të Pogradecit bëjnë me dije se Hamiti ka djegie të shkallës së parë dhe të dytë, pasi ka dëmtuar rëndë gjymtyrët si dhe ka djegie të mëdha në trup. Ndërkohë, bluzat e bardha shtojnë se është shumë shpejt të flitet nëse i rrezikohet jeta apo jo.

Nuk ka komente:

Posto një koment