e enjte, 11 tetor 2012

Greqi, Trojka: Ishujt me më pak se 150 banorë, të evakuohen...!!!

Një kërkesë të veçantë mësohet t’i ketë artikuluar Trojka qeverisë greke. Gjatë një takimi me zyrtarë të Ministrisë së Marinës dhe Egjeut, Trojka... ka sugjeruar që të evakuohen ishujt grekë, të cilat kanë popullsi prej më pak se 150 banorë, sepse rëndojnë buxhetin e shtetit.

Publikimin e kësaj kërkese të Trojkës, e bëri vetë ministri i Marinës dhe Egjeut Kostis Musurulis, duke folur në klubin Detar të Pireut, para punonjësve të anijeve greke.

Reagimi i palës greke, sipas ministrit ishte negativ. "Kjo as që duhet të vihet në diskutim", janë shprehur përfaqësuesit grekë në takim.

Sqarime për çështjen ka kërkuar kryeministria, ndërsa Ministria greke e Financave nuk vonoi ta mohojë. "Kurrë nuk është vënë në diskutim nga Treshja, lënia e ishujve", sqaron MF në deklaratën përkatëse, duke shtuar se “thashethemet nuk kanë asnjë lidhje me realitetin"

Nuk ka komente:

Posto një koment