e premte, 26 tetor 2012

Dy italianë vodhën mbi 2.8 kg flori në tri grabitje...

Kriza ekonomike në Itali dhe përshtypja e krijuar se në Shqipëri nuk funksionon mirë policia dhe prokuroria, bënë që dy italianët Giusepe Margiota dhe Franco Galluvi,..
nga qyteti i Barit të zbresin në jug të Shqipërisë për të siguruar para me anë të grabitjeve. Dy italianët, ishin strehuar në një hotel me 4 yje në qytetin bregdetar të Vlorës dhe me makinën e tyre dhe ato të marra me qira, kanë nisur vjedhjet. Sipas prokurorisë, dy të pandehurit pa ndihmën e shtetasve shqiptarë kanë kryer tri vjedhje gjatë muajit janar-shkurt 2012 në qytetin e Fierit, Ballshit dhe Lushnjës. Në tri rastet, italianët përdorën dhunën dhe spraj djegës, duke vjedhur sasinë prej mbi 2.8 kg flori, ndërsa pretenduan se kishin vjedhur vetëm 500 gram flori me vlerë 8 mijë euro

Nuk ka komente:

Posto një koment