e shtunë, 27 tetor 2012

Studentja braziliane shet virgjërinë për 780.000 dollarë...

Një studente braziliane do e shesë virgjërinë e saj për shumën e 780 mijë dollarëve. Ajo e pati nxjerrë virgjërinë për shitje online.

Një person, i quajtur Natsu, nga Japonia, arriti të fitojë ndaj rivalëve amerikanë dhe indianë për të siguruar një takim me 20 vjeçaren Katarina Milorini...
Ankandi u mbyll dje dhe studentja e edukimit fizik, që thotë se do të përdorë paratë e fituara për të ndërtuar shtëpi për familjet e varfra.

Veprimi i studentes shkaktoi zemërim në botë, pasi shumë njerëz thanë se ajo është një prostitutë.
Po ashtu ajo shkaktoi shumë debat, pasi një ekip televiziv australian do e ndjekë çdo hap të saj për të përgatitur një dokumentar të quajtur "Virgins Wanted".

Katarina iu përgjigj akuzave duke thënë se: "Unë e pashë si një mundësi për biznes. Kam mundësi të udhëtoj, të jem pjesë e një filmi dhe të marr një bonus. Nëse e bën njëherë në jetë, nuk je prostitutë".

"Ankandi është thjesht biznes. Unë jam një vajzë romantike dhe besoj tek dashuria".
Ndërkohë që filmi dokumentar nuk do të zbulojë identitetin e blerësit të virgjërisë.

Nuk ka komente:

Posto një koment