e diel, 14 tetor 2012

Bashkimi i të majtës, Nano me një platformë në asamblenë e PS-së...

TIRANË- Ish-lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano do të paraqesë një platformë të tij në Asamblenë Socialiste me qëllim bashkimin e të majtës dhe për t'i dhënën asaj fitoren në vitin 2013...Në një interviste për mediat, ish –anëtari i kryesisë së PS-së, Enver Reçi, njeri i afërt me ish-kryeministrin Nano, thotë se nëse kjo platformë do të rrëzohet, atëherë Nano do të krijojë një parti të re, me mbështetjen e disa deputetëve dhe ish –eksponentëve të lartë të selisë rozë.

Duke folur për platformën e re të Lëvizjes Nano, Reçi pohon se "e kemi testuar vetë terrenin në bazë. Madje kemi vënë re pakënaqësi të shumta në lidhje me mungesën e demokracisë në PS sa i takon emrave që vendosen në listën e zgjedhjeve.Kam parë vetë mesazhe që Rama, në formë urdhëri ua dërgonte anëtarëve të PS-së se nuk duhet të kandidonin".

Sipas Reçit, platforma po vjen në kohën që të majtët kanë si domosdoshmëri bashkimin për të qeverisur pas zgjedhjeve të 2013.

Në lidhje me hartuesit e kësaj projekt-platforme, Reçi thotë se "Arben Malaj ka dhënë idetë për ekonominë, si ekspert i fushës".

Ai shton se nëse nuk do të merret parasysh platforma e servirur në Asamblenë Kombëtare, Nano do të shkojë drejt formimit të një partie politike e cila do të pozicionohet majtas.

Nuk ka komente:

Posto një koment