e diel, 14 tetor 2012

Vrasja makabër e 18-vjeçares, i dyshuari kryesor një i moshuar ...!!!

Një 82-vjeçar me inicialet SH.N është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Aishe Vata. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se personi i dyshuar për aktin makabër është bashkëfshatari familjes Vata, ndërkohë që për shkak të hetimeve është e rezervuar për dhënien e identitetit të personit...

Arma e krimit u gjet në banesën e 82-vjeçarit, ndërkohë që policia bën me dije se janë gjetur gjurmë gjaku në rrobat e të dyshuarit. Provat e mbledhura i janë dërguar për hetime të mëtejshme ekspertizës mjeko-ligjore.

Ekzpertiza mjeko-ligjore vetëm një ditë pas masakrimit të 18-vjeçars zbardhi faktin se ajo ishte 11 -javëshe shtatzënë.
Muhamet Vata: Vajza më turpëroi, nuk ka më mort në shtëpinë time

Bërja publike e zbulimit të shtatzënisë së 18 -vjeçares ka ngjallur reagimin me habi të familjarëve të saj. Babai i Aishes ka deklaruar për A1 Report se ka mbyllur dyert e mortit në shtëpinë e tij. Që dje, në familjen e Muhamet Vatës nuk ka më mort, ndërkohë që ai e quan histori të mbyllur . “Na çnderoi, na turpëroi familjen, jam shokuar kur e mora vesh. I bija kokës me grushte. Faktin që Aishja ime ishte shtatzënë, e mora vesh pas varrimit. Nuk e dija më parë. E mora vesh nga gazetat. Se po ta dija, nuk do ta kisha varrosur me nderime të mëdha. Por tani e kam mbyllur mortin. Kam anuluar edhe vizitat për “të pestat”. Nuk dua ta diskutoj më këtë çështje”- u shpreh Vata. Sipas tij, askush në familje nuk ka pasur informacion për ndonjë lidhje dashurie të Aishes. Vajza ka qenë aq e mbyllur sa lidhjet intime nuk ia ka besuar as motrave të veta. “Nuk ishte tip i qejfeve ajo. Nuk dilte nga shtëpia. As shoqe nuk ka në fshat. Në shkollë e çoja unë. E nxirrja deri te autobusi i Medresesë dhe e merrja po unë në kthim. Edhe kur i duhej të shkonte për ndonjë punë diku, e kam shoqëruar gjithnjë vetë. Nuk e di se çfarë ndodhi, por ajo ka qenë vajzë e shkëlqyer”-thotë babai i 18-vjeçares. E ndërsa ka varrosur përgjithmonë edhe kujtimin e së bijës, ai shton se ka dyshuar për gjëmën që mund t’i ndodhte në shtëpi. Madje, që kur ka konstatuar se e bija nuk ndodhej aty ka nisur kërkimet me shpresën se së paku do e gjente gjallë. “E parandjeva krimin . Unë kisha disa orë që po e kërkoja dhe kur shkova afër shinave të trenit, më thotë njëra aty që: E more vesh? Kanë gjetur një grua të vrarë te ara e filanit. Direkt më shkoi mendja te Aishja. Pashë disa makina policie që po vinin në atë moment dhe ndoqa drejtimin e tyre. Vrapova me sa fuqi kisha dhe arrita gati njëkohësisht me ata. Policët nuk më linin që të afrohesha, por unë u turra para dhe shpërtheva në lot. E njoha që ishte vajza ime”, thotë Muhameti. E ndërsa tregon momentet e tmerrshme se si ka gjetur trupin e Aishes, ai flet edhe për dyshimet mbi kohën kur dyshohet se vajza e tij ka mbetur shtatzënë. “Më duket krejt e pabesueshme. Gjatë gushtit Aishja ka agjëruar, falej vazhdimisht 5 herë në ditë. Nuk ka shkuar në plazh, ndërsa ka qenë pushim me shkollën. Nuk mbaj mend të ketë shkuar për vizitë ndokund. Nuk e di, nuk e di, jam i shokuar”- të thotë Muhamet Vata. E ndërsa dëshmia e tij ngre më shumë dyshime mbi krimin e ndodhur, prokuroria e Durrësit ka regjistruar ngjarjen duke nisur hetimet për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “dhunimit të kufomës”.

Nuk ka komente:

Posto një koment