e diel, 9 dhjetor 2012

Vjen në jetë e bija e SuperMarios dhe Rafaelës

Sulmuesi i Manchester City-t, Mario Balotelli është bërë baba për herë të parë. Ish e dashura e tij Raffaella Fico ka lindur të mërkurën një vajzë të cilës ia kanë vënë emrin Pia.

Mediat italiane raportojnë se Mario nuk ka qenë prezent në lindjen e bebushes së tij, por do ta vizitojë shumë shpejt foshnjën dhe të ëmën.

Ndërkaq marrëdhënia e sulmuesit italian me Raffaellan duket se ka nisur të funksionojë sërish pas shumë ulje-ngritjesh, madje edhe dyshimesh për atësinë e vajzës.

Nuk ka komente:

Posto një koment