e mërkurë, 10 tetor 2012

UEFA pezullon Sergio Busquets per 2 ndeshje...!!!



Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do të duhet t′ia dalë pa shërbimet e Sergio Busquets në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Celtic.
UEFA ka vendosur ta pezullojë mesfushorin për dy ndeshje pas përjashtimit të tij me karton të kuq në ndeshjen ndaj Benficas javën e kaluar.

Spanjolli u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq nga gjyqtari turk Cuneyt Cakir pasi kishte goditur një kundërshtar në fitoren 2-0 të Barcës.

Nuk ka komente:

Posto një koment