e hënë, 15 tetor 2012

TIRANE- Detaje të reja zbulohen sot për vrasjen e studentes së Infermierisë, Ajshe Vata. Policia e Durrësit gjatë paradites së sotme ka mundur të gjejë edhe armën e ftohtë me të cilën 80-vjeçari Norja i preu kokën në mënyrë barbare 18-vjeçares Ajshe Vata...
Sipas policisë, Shaban Norja ka përdorur kosë për t’i prerë kokën vajzës, e për t’ja fshehur më tej në arën me misër. Vetëm pasi është shoqëruar për herë të dytë në polici, dhe pas 12 orësh të marra në pyetje, Shaban Norja, një ish-i dënuar me 9 vjet për vrasje në tentativë, ka pranuar krimin makabër të kryer mbi 18- vjeçaren Ajshe Vata. Shaban Norja, 80 vjeç jep deklaraten e tmerrshme ku pohon se,pohon se e vrau vajzen pasi ajo nuk pranoi te abortonte femijen.

Po ditën e sotme është zbardhur dhe raporti mjeko-ligjor me të dhëna të reja mbi vrasjen monstruoze ndaj 18-vjeçares, Ajshe Vata ku thekesohet se analizat e ADN në fetusin e vajzës, përkonin me ADN e të dyshuarit. Ajshe nuk vdiq nga prerja e kokës, por nga një plumb që mori fillimisht ne koke. Më tej Prokuroria konstaton se nga rrëfimi që Norja ka kryer pranë organeve hetimore, rezulton se Norja është maniak seksual. Grupi hetimor del në konkluzionin se motiv i vrasjes së vajzës së re ka qenë shtatzënia e saj.

Raporti mjeko-ligjor
Një ditë pas arrestimit të autorit të ngjarjes horror në Xhafzotaj të Durrësit, News24 zbardh raportin mjeko-ligjor, ndërkohë që rrëfimi i Shaban Norjes nxjerr në pah një histori abuzimesh seksuale nga 80 vjeçari.
Sipas prokurorit të çështjes, Sokol Nishani, analiza e AND-së që u bë gjakut që u gjend në trupin e kufomës, në shapkat e gjetura në vendngjarje si dhe analizat ndaj fetusit përputhen me ato të gjetura në rrobat autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në raportin mjeko-ligjor zbardhen edhe të gjithë rrethanat e ngjarjes së rëndë. Kështu bëhet e ditur se 80-vjeçari Norja kishte kryer marrëdhenie seksuale me 18 vjecaren para krimit, natën e 10 tetorit. Sipas raportit, i moshuari dhe vajza ishin konfliktuar për shtatzaninë e 18 vjeçares dhe pas kësaj kjo e fundit është qëlluar me një plumb pistolete në kokë. Raporti thekson se plumbi ka dalë nga syri i majtë i viktimës.
Por i moshuari nuk është mjaftuar me këtë veprim, pas më pas ka marrë një kosë dhe i ka prerë vajzës kokën me këtë mjet prerës.

Në bazë të dëshmisë në prokurori, 80 vjeçari ka rrëfyer se i kishte ndërruar rrobat 18 -vjeçares, me një palë të tjera të dhuruar nga vetë ai, ndërsa pas kësaj ai kishte vijuar me fshehjen e provave në vende të ndryshme.

Zbardhja e të gjithë ngjarjes është bërë e mundur pas një bashkëpunimi shumë të mirë mes policisë dhe prokurorisë.
Prokuroria e Durrësit deklaron për News24 se nga rrëfimi i imtësishëm i të moshuarit, Shaban Norja, është arritur në përfundimin se ai është një maniak seksual.
Ndërkaq, përtej abuzimit seksual që 18 vjeçarja Ajshe Vata kishte pësuar prej 4 vitesh, larg vëmendjes së të atit dhe pjesës tjetër të banorëve në Xhafzotaj, tashme po hetohet edhe mbi një abuzim të shumëfishtë qe 80 vjeçari dyshohet te ketë bërë edhe ndaj disa vajzave të tjera në këtë zonë, mes te cilave edhe motra e madhe e viktimës, e cila deri tani ka heshtur.

KRIMI

"E qëllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokën me sëpatë. Kokën e keni te ferrat pranë arës me misër”. Ky ka qenë deklarimi i tmerrshëm i Shaban Norjes, 80 vjeç, që zbardhi ngjarjen makabre të masakrimit të 18-vjeçares Ajshe Vata nga Xhafzotaj i Durrësit, më 11 tetor 2012.

Hetimet e bëra nga Policia e Durrësit bënë të mundur që, 4 ditë pas ngjarjes, të zbulohet autori, i cili tashmë ka pranuar fajësinë. Në shtëpinë e të moshuarit janë gjetur rrobat me gjakun e së resë, ndërsa po kërkohen nga policia sëpata dhe pistoleta. Shaban Norja ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me viktimën, ndërsa burime të policisë thonë se Ajshja ka qenë viktimë e abuzimit nga ana e të moshuarit që në moshën 14 vjeçe.

80- vjeçari rezulton të jetë edhe babai i fëmijës që mbante në bark viktima, e cila në momentin e vrasjes ishte 11-javëshe shtatzënë. Sipas deponimit në polici, ky ka qenë edhe shkaku kryesor i debateve të bëra mes tyre, që u përshkallëzua më pas në masakrimin e së resë. Sipas policisë, koka e vajzës u gjet rreth 100 metra nga vendi ku u gjet trupi i saj. Shaban Selim Norja, ishte person i dënuar më parë me 9 vjet burgim, për vrasje të mbetur në tentativë.

Shaban Norja, 80-vjeçari që pranoi se ka vrarë 18- vjeçaren Ajshe Vata, ka rrëfyer gjakftohtë para Policisë së Durrësit, natën e ngjarjes. “Gazeta Shqiptare” mundi të zbardhë dëshminë e tij, ku ai pohon detaje të lidhjes me vajzën.

Sa kohë kishit që takoheshit me Ajshe Vatën dhe ku takoheshit?


Ka një kohë të gjatë, disa vjet u bënë. Takoheshim tek shtëpia që është në anë të rrugës. Ajo dilte natën, ishte një raport me dëshirë. Atë natë e kishim lënë të takoheshim sërish në orën 11, kur të sajët të ishin në gjumë. Unë kalova me motor, dhe e prita tek ara me misër. Ajshia erdhi me rrobat që i kisha blerë unë, ia kisha bërë unë dhuratë ca ditë më parë. Shapkat i kishte marrë në dorë.

Çfarë kishit për të sqaruar atë natë? Pse tek ara me misër dhe jo në shtëpinë në anë të rrugës? Pse e keni vrarë?

Erdhi dhe ishte shumë e nxehur. Më tha që do t’ia merrte vesh familja që ishte shtatzënë. Më tha t’i gjeja një zgjidhje që atë natë. Unë e doja, e dija që fëmija ishte imi, nuk kisha asnjë dyshim.

Patët raport seksual atë natë?
U puthëm dhe u përqafuam, por vetëm kaq, sepse ajo ishte e nevrikosur.

Pse ishte e nevrikosur, pse e vratë?

Më pas u zumë shumë keq. Më tha qe do t’i tregonte babait të saj se çfarë i kishte ndodhur. Iu luta të qetësohej, duke i thënë që do të shkonte në shkollë të lartë dhe do gjente një mundësi për të hequr fëmijën. Më tha se nuk do të mundej dot ta hiqte, pa e marrë vesh familja e saj. Në dijeninë time ajo nuk i kishte thënë askujt për lidhjen që kishim pasur ne. Unë i thashë të abortonte, ta hiqte. Do ta gjente një mundësi, por ajo filloi të më akuzonte mua për të gjitha. Nuk durova më, por nxora pistoletën dhe e qëllova pas koke. Kisha edhe një sëpatë në motor. Shkova e mora dhe i rashë me një sëpatë në kokë. Më pas, ia mora kokën, e mbështolla me tri qese dhe e hodha në një ferrë aty afër. E hodha në mes të ferrave të mbështjellë, që të mos kishin mundësi qentë për ta ngrënë. U sigurova që koka ishte në mes të ferrave dhe nuk kishte asnjë mundësi që të pikasej nga qentë. Trupin e saj e fshiva, që të mos kishte njolla gjaku. Ishte aq e bukur, aq e mirë.

Ku janë armët e krimit, ku shkuat më pas?

E lashë atje në arë, dhe mora sëpatën e pistoletën që e mbaja gjithmonë me vete e i hipa motorit. Sëpatën e kam hedhur në ferra, pasi hodha kokën. Aty afër. Shkova në shtëpinë që kam në ruajtje, hoqa xhupin, se ishte mbuluar nga gjaku, dhe e lashë aty. Me motor shkova deri tek katër rrugët, dhe në lumin Erzen kam hedhur pistoletën që e qëllova. Shkova dhe ndenja në shtëpinë time më pas.

Si u njohët me vajzën?

Ishte shumë e thjeshtë. Mua një bashkëfshatar më ka lënë në ruajtje të tokës dhe të një banese aty pranë. Vajza kishte shtëpinë aty. Ne në fakt me familjen e saj nuk flisnim, sepse ashtu kemi pasur një konflikt në vitin 2008. Por Ajshia vinte me dëshirë, ne kishim marrëdhënie seksuale me pëlqimin e njëri-tjetrit. Ajo vinte në shtëpinë që unë kisha në ruajtje. Ishte vajzë e mirë, e urtë, e bukur, por unë nuk kisha si ta merrja për grua, sepse ishte shumë e vogël para meje, as të mbaja fëmijë.

HETIMI


Vetëm pasi është shoqëruar për herë të dytë në polici, dhe pas 12 orësh të marra në pyetje, Shaban Norja, një ish-i dënuar me 9 vjet për vrasje në tentativë, ka pranuar krimin makabër të kryer mbi 18- vjeçaren Ajshe Vata. Hetuesit kanë bërë të ditur se ishte familja dhe babai i saj, ata të cilët ngritën dyshimin e madh për kapjen e autorit 80-vjeçar Norja, i cili ishte roje i një banese të vogël dhe një sipërfaqeje toke pranë banesës së familjes Vata. Policia, mes 40 të shoqëruarve, ishte e bindur që në fillim se ai mund të ishte personi që kishte bërë krimin, por mospasja e provave, ka bërë që herën e parë të lihej i lirë. Hetuesit e kanë shoqëruar menjëherë pas gjetjes së trupit të viktimës, ditën e enjte, më 11 tetor 2012, Shaban Norjen. 80-vjeçari kishte pranuar se kishte pasur me vajzën raporte intime prej disa kohësh, por kishte mohuar kategorikisht se ai mund të ishte vrasësi. Kjo ka bërë që Shaban Norja të mbahej 24 orë nën vëzhgim nga Policia e Durrësit pas daljes së tij nga dhomat e shoqërimit. Mosgjetja e asnjë të dhëne e ka çuar policinë sërish në dyert e tij, mesnatën e së shtunës, duke e shoqëruar në polici si të dyshuarin kryesor të vrasjes së vajzës shtatzënë. Vetëm pas 12 orësh në pyetje përballë një grupi hetimor me inspektorë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo e Durrësit, Shaban Norja ka pranuar krimin gjakftohtë.

Nuk ka komente:

Posto një koment