e mërkurë, 31 tetor 2012

Sandy shkakton 119 viktima e 50 mld $ dëme, nxjerr arkivolet nga varret..[FOTO]

SHBA- Uragani Sandy kaloi, por la pas frikë dhe dëme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë regjistruar 50 viktima vetëm në SHBA, në shtete si: Connecticut, Maryland, New York, New Jersey, North Carolina, Pennsylvania, Virginia e West Virginia, ndërsa raportohet te këtë shkaktuar edhe 69 viktima në ishujt Karaibe...
“Vetëm në Nju Jork, tha Kryetari i Bashkisë Bloomberg, kanë vdekur 18 persona.

8 milionë amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike, është rritur frika për krime e grabitje, ndërsa nga ana tjetër autoritetet publike kanë rritur masat e sigurisë. Raportohet se situata mund të vazhdojë e tillë për ta deri në fundjavë.




DËMET LLOGARITEN NË 50 MLD DOLLARË

Presidenti Barack Obama vizitoi sot New Jersey duke lënë mënjanë fushatën elektorale. Ai u njoh nga afër me dëmet si dhe takoi familjarë të viktimave.
Dëmi total i superstuhisë besohet se kap shifrën 50 miliardë dollarë, ose thënë ndryshe në euro, 31 miliardë euro.




URAGANI "SANDY" RIHAPEN AEROPORTET "JOHN F. KENNEDY" DHE "NEWARK LIBERTY"
NJU JORK
 - Aeroportet ndërkombëtare, "John F. Kennedy" dhe "Newark Liberty" në Nju Jork, të mbyllura për shkak të uraganit "Sandy" u rihapën sot por me fluturime të kufizuara, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.

"Aeroportet 'La Guardia' dhe 'Teterboro' qëndruan të mbyllura", theksuan burimet zyrtare amerikane.
Kompanitë ajrore u bënë thirrje pasagjerëve të kontrollonin fluturimet e planifikuara.
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, të shkaktuar nga uragani "Sandy", shërbimet qëndruan mbyllur në këto aeroporte.


MUNGON ENERGJIA, FRIKË NGA KRIMI

Por, në Nju Jork autoritetet i druhen një vale krimi në zonat ku ende mungon energjia elektrike. Për këtë arsye autoritetet kanë rritur masat e sigurisë, megjithëse do të duhen disa ditë përpara se energjia të rikthehet dhe qindra mijëra persona mund të qendrojne në erresirë deri në fundjave.


KRYEBASHKIAKU I NJU JORK, BLOOMBERG: METROTË, DUHEN JAVË QË TË VIHEN NË PUNË

Kryebashkiaku Bloomberg ka premtuar një prani të përforcuar të forcave te policise në përpjekje për të qetësuar qytetaret. Bloomberg tha se shumë prej tuneleve të përmbytura të metrosë së qytetit janë të bllokuara, dhe paralajmëroi se qytetit do t’i duhen ditë ose javë për t|u rimëkëmbur.


URAGANI “SANDY” NXJERR ARKIVOLET NGA VARRI

Uragani “Sandy” nuk shkatërroi vetëm shtëpi, biznese, bregdetin me vila, shtyllat, jahtet, por edhe varret.
Në një varrezë në Crisfield, Maryland, janë fotografuar 2 varre të zbuluar nga forca e superstuhisë.
Në gjithë zonat ku ka kaluar “Sandy” duket sikur është kryer një bombardim.

Nuk ka komente:

Posto një koment