e shtunë, 13 tetor 2012

PS: Karaburuni, një zonë private për njerëz të lidhur me qeverinë

Partia Socialiste ka akuzuar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe ministrin Imami se po shet me nxitim pronat e ushtrisë në Llogara, Orikum e Dukat. Përmes dokumentave zyrtare të dikasterit të Mbrojtjes, deputeti socialist Taulant Ballau shpreh se këto prona poshiten pa asnjë studim...
 Plot 32,216 metra katrorë terrene të Ushtrisë jane vetëm në Karaburun, të cilat synohet te shiten pa marrë parasysh asnjë parim dobie, që këto mund të sjellin për zonën dhe qytetarët shqiptarë, që janë edhe pronarët e vërtetë, tha deputeti Balla, i cili kerkoi ndërprerjen e menjehershme te procesit të shitjes

"Duhej që për Karaburunin të bëhej një plan i plotë studimi që të përfshinte kapacitetet turistike zhvillimore të Karaburunit, që të përfshinte dimensionin social të një politike privatizimi e zhvillimi të kësaj zone. Karaburuni ka qenë një zonë e mbyllur, një zonë që ishte vetëm për ushtarakët. TashmëKaraburuni me politikën e Arben Imamit, po kthehet në një zonë private për njerëz të lidhur me këtë Qeveri", u shpreh Balla.


Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, po shiten reparte që ndodhen në Llogara, Orikum e Dukat.

"Arben Imami synon t'i shesë menjëherë për t'ia hequr këto prona jo vetëm Ushtrisë, por pronës së përbashkët të qytetarëve shqiptarëe dhe për t'ia dhënë disa privatëve, sigurisht të lidhur me të", u shpreh Balla.

Në këtë listë përfshihet edhe Depoja e Minave Detare në Orikum, për të vazhduar me Kepin e Gjuhëzës në Karaburun, 2569 metra katrorë; pastaj me Baterinë e Artilerisë Bregdetare në Shpellën e Haxhi Alisë, të njohur si një atraksion prej të gjithë Shqiptarëve, pranë së cilës 1548 metra katrorë janë nxjerrë në shitje

Nuk ka komente:

Posto një koment