e mërkurë, 31 tetor 2012

Ndahet cifti i famshem Brad-Angelina?

Çifti me i famshem holivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, thuhet se jane grindur ashper dhe jane ndare.
Siç raporton portali “ShowbizSpy” Angelina dhe Brad jane grindur per shkak te xhelozise se saj dhe teprimit te saj me porosi dhe urdhra,.. te cilat e kane kthyer aktorin perseri tek veset e tij. “Edhe pse Brad gjithmone mohon perdorimin e droges, Angelina eshte e bindur se here pas here ai tinez saj thith marihuane, madje merr edhe droge. Asaj i pengon edhe pse ai gjithmone dehet. Pasi jane fjalosur ashper, Brad u largua nga shtepia e tyre ne France,” tha nje burim i besueshem per portalin amerikan “ShowbizSpy.” Per shkak te problemeve ne marredhenie, te cilat jane akumuluar, Brad ka vendosur qe gjithçka te nderprese dhe ta lere aktoren, me te cilen ai ka gjashte femije dhe duket se prej dasmes se planifikuar nuk ka asgje. Por mbetet te shihet nese kjo informate e ketij portali amerikan eshte e vertete, pasi edhe me pare mediat e kane ndare çiftin me te njohur holivudian, i cili eshte ne lidhje tashme shtate vjet.

Nuk ka komente:

Posto një koment