e enjte, 11 tetor 2012

Kakavijë, kapet 17.6 kg marijuanë, në pranga poseduesi...!!!

Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 17.6 kilogramë mariuanë ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike...
Burime nga policia bëjnë me dije se droga është kapur gjatë një kontrolli në automjetin me targa SR 78 30 B, që drejtohej nga shtetasi Angjelo Caraj 24 vjeç, i cili punonte përkohësisht emigrant në Athinë.


Sipas policisë lënda narkotike është gjetur e fshehur në shasinë e automjetit e vendosur në 16 pako me peshë 1.1 kilogramë secila, të mbështjella me letër natriban ndërsa gjatë kontrollit është gjetur poshtë sediljes së parë të pasagjerit edhe një armë zjari tip TT Pistoletë pa fishekë.


Policia thekson më tej se 24-vjeçari i cili është arrestuar nuk e kishte automjetin në pronësi të tij por ja kishte marrë shokut të tij pa i treguar se do shkonte në Athinë dhe lëndën narkotike e ka blerë sot në orët e para të mëngjezit në Lazarat dhe do ta trafikonte për në Athinë.


Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre aparate celulari , lënda narkotike, arma e zjarrit Pistoletë si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.

Nuk ka komente:

Posto një koment