e enjte, 11 tetor 2012

Greva, policia parandalon vetëflijimin e tretë

Një tjetër ish i përndjekur politik u përpoq të vetëflijohej në afërsi të çadrës ku mbahet greva e urisë, në ditën e 20-të të saj. Ish i burgosuri Gani Aliaj u përpoq të vetëdigjej. Por forcat e policisë, të pranishme në numër të konsiderueshëm në afërsi të çadrës së grevistëve, kanë ndërhyrë në momentin kur Aliaj po lyente veten me benzinë. Menjëherë është bërë neutralizimi i ish të burgosurit dhe shoqërimi i tij për në ambientet e komisariatit numër dy. Nga njoftimet paraprake, mësohet se Aliaj nuk është pjesë e protestuesve grevistë.
Ndërkohë ish i përndjekuri Skënder Tufa dhe kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politikë të rrethit të Durrësit i kanë bërë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Berisha të ulet në bisedime për të dëgjuar kërkesat e tyre tërësisht ekonomike.
Nga punimet e Konventës së Lëvizjes së Gruas për Integrim, kreu i LSI-së, Ilir Meta ka komentuar grevën e ish të përndjekurve. Meta ishte në sinkron me qendrimin e kryeministrit dhe gjithë mazhorancës se greva është tërësisht politike.

“Është për të ardhur keq për situatën e ish të përndjekurve politikë në grevë urie. Por greva është një protestë politike”, tha Meta.

Nuk ka komente:

Posto një koment