e hënë, 15 tetor 2012

Gjendet i vdekur në bodrumin e një pallati një 40-vjeçar...

Një 40-vjeçar është gjetur i vdekur në bodrumin e një pallati në qytetin e Pogradecit.

Policia bëri të ditur se Festim Gorka, është gjetur i pajetë nga administratori i pallatit në bodrumin e një pallati në lagjen numër 1, ku dhe banonte... Grupi hetimor ka përjashtuar pistën e vetëvrasjes dhe hedh dyshime mbi një vdekje aksidentale, ose mbi një vrasje të mundshme. Dyshimet lindin mbi plagët që ka në kokë Gorka, të cilat dyshohet se janë shkaktuar gjatë rrëzimit në bodrum.

40-vjeçari, babai i një vajze 14-vjeçare njihej si konsumues i alkoolit. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të japë më shumë përgjigje rreth vdekjes së 40-vjeçarit.

Nuk ka komente:

Posto një koment