e martë, 16 tetor 2012

Furtunë në Vlorë, shkaktohen dëme materiale ...!!!

Një stuhi e cila ka zgjatur për 30 minuta ka bërë që qytetarët e qytetit të Vlorës të zgjoheshin në panik mëngjesin e të martës. Në aksin kryesor nga hyrja e qytetit në Skelë janë thyer pemët dekorative, janë shkulur stacionet e urbanëve, sikurse janë bërë dëmtime në masë, në objektet e biznesit apo edhe banesa... Moti i keq prej dy ditësh ka nisur në të gjithë vendin dhe ditët e ardhshme parashikohen me reshje dhe me fortunë.

Nuk ka komente:

Posto një koment