e shtunë, 13 tetor 2012

Françeska, “JO” ofertave të pandershme...!!!

Françeska Jaçe thotë se ajo ka dëgjuar për “oferta të pandershme” që u bëhen modeleve shqiptare, por zotohet se vetë kurrë nuk do të bënte diçka të tillë...Bukuroshja e famshme e shout të fundit Big Brother Albania, ka dhënë një intervistë për gazetën MAPO, ku mes tjerash ka folur edhe për planet dhe karrierën e saj në modelizëm.

“Shumë vajzave të reja shpesh u bëhen oferta të pandershme? Kjo është shumë e vërtetë. Është mjaft e vështirë të çash në këtë botë, si në modelizëm apo diçka. Nuk e di nga se vjen kjo”.

“Ndoshta janë bërë meshkujt shumë feministë dhe duan gjithmonë të marrin diçka në këmbim edhe kur ti mund ta meritosh atë vend pune, apo atë mundësi për të pozuar apo sfiluar. Kam dëgjuar shumë raste të tilla, po personalisht nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë. Atë që dua ta arrij, dua ta arrij me forcat e mia”, ka thënë Françeska.

Nuk ka komente:

Posto një koment