e diel, 28 tetor 2012

Festa greke, PDIU ,AK dhe VV ndalojnë në Këlcyrë kalimin e deputetit neonazist

PDIU është tubuar sot në urën e Dragotit në Këlcyrë në shenjë proteste kundër ardhjes së autobuzëve grek të tokën shqiptare, për të festuar në memorialin e ushtarëve të rënë...
Protesta e zhvilluar nga Klubi i Patriotëve të Rinj rezultoi me moslejimin e kalimit në Këlcyrë të deputetit neonazist grek Kristo Papa.

“Është paradoks paradoks që po bëjnë homazhe me varret e shqiptarëve të Kosinës të pagëzuar si ushtarë grekë dhe nuk ka varre për çamët e vrarë me genocid në Greqi. Ne jemi të vendosur të ndalojmë të gjithë ata të cilët tentojnë të ngrejnë çështje vorioepiri në territorin shqiptar” deklaroi në emër të KPR-së, Ardit Bido.

“Shkoni e festoni në Greqi”, “ushtria greke, ushtri pushtuese”, “ushtarët grekë, të rënë për një kauzë të humbur”; “miq me minoritarët kundër renegatëve”; ishin disa parrulla të të rinjve aktivistë të KLubit të Patriotëve të rinj ndaj pjesëmarrësve në tubim të ardhur nga Greqia, nga trupi diplomatik grek, apo nga OMONIA dhe PBDNJ.

Drejtues të KPR-së ju përgjigjën edhe sulmeve të deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule në lidhje me pjesëmarrjen e aktivistëve të saj.

“Kur flet për sanduiç e lekë, Vangjel Dule e ka për eksperiencën e vet personale, sepse për 20 vjet ushqehet me sanduiçe greke, duke tentuar të blejë vota dhe identitete me paratë e Greqisë. Ne mbrojmë kombin tonë, ndërsa Vangjel Dule shtetas shqiptar me identitet të prishur dhe të shitur përfaqson vetëm veten e vet. Ne i ndajmë vëllezërit minoritarë nga ky renegat i shitur për sanduiçe greke” theksuan ata.

Në shtetin helen shënohet 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare dhe nderon të rënët e luftës.

Gjatë këtyre përkujtimeve në territorin e jugut të vendit, diplomatë dhe politikanë grekë kanë bërë deklarime provokative që shkelin rregullat e misioneve diplomatike dhe konsullore si dhe sjelljen në një vend tjetër.


Nuk ka komente:

Posto një koment