e hënë, 15 tetor 2012

Durrës, rrëzohet nga veranda e shtëpisë, vdes 6-vjeçari...

DURRËS- Një 6-vjecar nga qyteti i Durrësit ka humbur tragjikisht jetën, pasi është rrëzuar nga veranda e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:15 minuta, në një ndërtesë në lagjen 13 në zonën e Plazhit, Durrës...
Policia bën me dije se viktima F.Saliu, 6-vjeç banor i fshatit Shkallnur ka humbur jetën pas rënies nga një lartësi prej 1.5 metër. Vogëlushi mësohet se ka rënë me kokë nga lartësia, ndërkohë që kanë qënë prindërit të cilët pasi janë tronditur nga pamja e djalit të dyre e kanë dërguar menjëherë në spital. Fatkeqësiht për shkak të plagëve të marra, 6-vjecari nuk ka mundur të mbijetojë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërkohë policia thekson se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë po merren në pyetje prindërit e fëmijës.

Nuk ka komente:

Posto një koment