e enjte, 11 tetor 2012

Demichelis: Barca dhe Bayerni, më të mirët

Mbrojtësi i Malagas, Martin Demichelis, mendon se Bayern Munichu ka qenë në formë më të mirë se Real Madridi në këtë fillimsezoni dhe se bavarezët janë në nivel me Barcelonën, si dy klubet më të mira në Evropë për momentin. “Bayerni ka qenë më i mirë se Real Madridi deri më tani, sipas mendimit tim. Sidomos sa i përket filozofisë së tyre dhe lojës atraktive”.

“Madridi ka një skuadër të shkëlqyer që mund ta mposhtë secilin kundërshtar me diferencë prej katër ose pesë golash, por filozofia e Bayernit është më e mirë, sipas mendimit tim”. “Për mua, Bayerni dhe Barcelona luajnë futbollin më të mirë në Evropë”, ka deklaruar ish-futbollisti i bavarezëve për Bild.

Nuk ka komente:

Posto një koment