e shtunë, 13 tetor 2012

ADN per 40 burra: Masakrimi i studentes, në krim edhe një femër...!!!

Flet babai: Nuk e kam vrarë unë. Mister babai i foshnjës në barkun e Ajshe Vatës. Familja e varros pa kokë.

Pas ceremonisë mortore, i ati i viktimës, Muhamet Vata, pyetet sërish në polici.

Flet Mihane Vata, motra e viktimës: Ai që e masakroi, monstër.
Motra: Nuk ishim në dijeni për lidhjen intime të Ajshes...
Zbulohen fakte të reja për vrasjen e Ajshe Vatës, nisin ekzaminimet për atësinë e fëmijës.

Gjurmë shapkash në vendngjarje, një femër dyshohet si bashkëpunëtore.

Drejtoresha e Shkollës së Medresesë: Ajsha, ndër nxënëset më të mira.

Sabri Balla: Si e gjeta trupin e 18-vjeçares pa kokë.

Nuk i dha dorën askujt që nuk e njihte. Shmangu çdo bisedë dhe kontakt. Muhamet Vata u përpoq sa mundi të shmangë përballjen me median, por në daljen e parë që pati nga shtëpia për të varrosur të bijën, u përplas direkt me pyetjen: “A e vratë ju vajzën tuaj?”. “Nuk e vrava unë time bijë”, u përgjigj fort ashpër Muhamet Vata, por toni i zërit të tij nuk ishte asgjë në krahasim me shikimin tërbues për guximin e ndërhyrjes. Duke bërë me dorë që të largoheshim, burri rreth të 60-tave u nxi edhe më shumë në fytyrë; sa nga momentet e nxjerrjes së arkivolit nga shtëpia, por më shumë nga pyetja jonë e dytë: “A ishit në dijeni se Ajshja kishte lidhje me ndonjë djalë?”. “Nuk kam ditur asgjë, as nuk di asgjë. Më lini të qetë të varros vajzën. Më lini rehat ta takoj për herë të fundit dhe t’i bëj nderimet për atë dynja”, thotë Muhamet Vata, duke e ngritur zërin gjithnjë e më shumë. Ai dhe të tjerët rreth tij kërkojnë që të largohemi nga shtëpia dhe bën të hyjë sërish brenda, edhe pse njerëzit po dilnin jashtë për t’iu bashkuar kortezhit mortor. Për një çast, ai ndalon dhe kthen kokën mbrapsht. Vjen me hapa të ngadaltë, duke tundur kokën: “A e kuptoni se po më dhunoni mortin? Shkoni në polici, e pyesni. Këtu ka mort dhe jo hetime. Nuk kam asgjë për të deklaruar, po merret policia me këtë çështje dhe policia duhet ta gjejë autorin. Mos e kërkoni më kot këtu”, shprehet Muhamet Vata, teksa një burrë e shkund për xhakete se duhet të nxitojnë për të nxjerrë arkivolin. “Po varros vajzën pa pasur kokën, e kuptoni dot këtë dhimbje? Apo nuk e kuptoni? Apo nuk doni ta kuptoni? Se po ta kishit kuptuar, as që do të kishit ardhur këtu. Nuk po ju pengoj në punën tuaj, shkoni merrni informacionet në polici, por as ju mos më pengoni në hallin tim, në dhimbjen time, në mortin e shtëpisë sime”, thotë teksa largohet nga ne “njëherë e mirë” i ati i viktimës, i cili është gjithashtu babai i 6 fëmijëve të tjerë, me vetëm një djalë, Emelin.

Nuk ka komente:

Posto një koment