e mërkurë, 10 tetor 2012

Absurde! 14-vjeçara e përdhunuar, përjashtohet nga shkolla se “prishte imazhin e saj”...!!!


Një shkollë në Indonezi, përjashtoi një nxënëse 14-vjeçare, të cilën madje e akuzuan se “nxinte imazhin e shkollës”, pasi kishte rënë preh e një përdhunimi,...
kështu denoncoi sot një organizatë për kujdesin dhe të drejtat e fëmijëve.
Nxënësja, shkoi në shkollë rregullisht ditën e hënë, por në momentin kur do të zhvillohej ceremonia e  ngritjes së flamurit, një mësues i njoftoi asaj para të gjithë nxënësve, se përjashtohet nga shkolla, thekson Arist Marnteka Sirait, kryetar i Komitetit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Mësuesi e arsyetoi vendimin e drejtorisë me pretekstin se  nxënësja “nxiu imazhin e shkollës”, shtoi Sirait.
“Me këtë vendin, shkolla e plagosi edhe më shumë nxënësen, duke e poshtëruar atë para qindra nxënësve të tjerë. Vajza ra viktim e një klani trafikantësh fëmijës. Shkolla duhej ta ndihmonte atë në maksimum”, pohoi Sirait.
Ndërkohë, OJQ-ja i’u drejtua Ministrisë së Arsimit, ku dënoi vendimin e shkollë dhe kërkoi marrjen e masave të menjëhershme nga ana e ministrisë së arsimit, ndërkoha shkolla është private dhe ndodhet në periferi të Xhakartës, duke kërkuar kështu heqjen e licencës dhe mbylljen e saj.
Autoritet të prononcuara për këtë ngjarje të rëndë, pohuan se vajza, pasi kishte mbyllur takim me një bashkëmoshatarin e saj nëpërmjet facebook-ut, shkoi në vendtakim, por aty ajo u rrëmbye nga njerz të paidentifikuar ende,  duke e mbajtur peng për një javë rresht, gjatë së cilës dhe e përdhunuan disa herë.

Nuk ka komente:

Posto një koment