e hënë, 17 dhjetor 2012

Tre mësueset që dolën para plumbave për të mbrojtur nxënësit

Ndërsa policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të veprimeve të 20 vjeçarit Adam Lanza, personit që shkaktoi vrasjet, detaje nga ajo që ka ndodhur në shkollën fillore “Ernst and Young”e bëjnë dhe më rrënqethëse ngjarjen.


Sipas dëshmive, tre mësuese janë përpjekur të mbrojnë me trupat e tyre fëmijët nga breshëria e plumbave.

Dawn Hochsprung, 47-vjeçe, Mary Sherlach, 56-vjeçe dhe 27-vjeçarja Victoria Soto, kanë qenë mësueset që kanë dalë para armës së 20-vjeçarit Lanza për të ndaluar masakrën mbi fëmijët.

Ato janë qëlluar me egërsi nga i riu dhe kanë vdekur menjëherë. Trupi i Victoria Soto është gjetur së bashku me trupat e disa fëmijëve në korridorin e shkollës. Ndërsa dy mësueset e tjera janë gjetur disa metra më larg. Sipas dëshmitarëve, tre mësueset nuk janë larguar nga ndërtesa pas dëgjimit të të shtënave të para. Ato kanë vrapuar në korridor dhe janë përballur me vrasësin duke i kërkuar të mos qëllonte

Nuk ka komente:

Posto një koment