e hënë, 17 dhjetor 2012

Studenti emërohet diplomat sepse është dhëndri i Jozefina Topallit!

Ndoshta humbi vendin e parë kur mori pjesë në “Eurosong” në Greqi,por fitoi diçka më të madhe këngëtari i ri Luis Ejlli,u emërua përfaqësues i Shqipërisë në Amdasadën Shqiptare në Francë.


Këngëtari Luis Ejlli,nuk njihet vetëm si këngëtari që ka përfaqësuar Shqipërinë në një prej edicioneve të "Eurosong" apo si këngëtari që fitoi çmimin e parë të festivalit "Kënga Magjike 2010",por zyrtarisht njihet edhe si i fejuari vajzës së kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Ejlli sapo është emëruar Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris,pavarësisht se është ende student dhe nuk ka përvojë diplomatike.Dhëndri i Topallit i bashkohet kështu ish bashkëshortes së Fatos Nanos,zonjës Rexhina Nano.

Kjo e fundit mban postin e këshilltares ekonomike të Ambasadës Shqiptare në Paris dhe është aty me banim të përhershëm,duke qëndruar kështu pranë të bijës,e cila ka mbaruar studimet në Francë.

Vetë ambasadori shqiptar në këtë ambasadë Ylljet Alicka,nuk është një person me formim apo begraund diplomatik,pavarësisht cilësive të tij të tjera.Emërime të tilla nepotike nuk shihen me sy të mirë as nga Parisi zyrtar,duke ulur në këtë mënyrë seriozitetin dhe kredibilitetin e diplomacisë sonë në këtë vend.

Ndër të tjera duhet të kemi parasysh faktin se Parisi është një ndër kryeqytetet ku luhet integrimi i Shqipërisë për në Bashkimin Europian dhe emërime të tilla nuk i shërbejnë aspak kësaj aspirate.Por "çuditë" e nga kjo ambasadë nuk ndalen këtu.Mësohet gjithashtu se atasheu ushtarak i Shqipërisë ndodhet në atë post prej 10 vjetësh,diçka që nuk konsiderohet serioze..


Kush është dhe vajza e dhe dhëndri i Jozefina Topallit ?

Vajza e Jozefina Topallit,20 vjecarja Megi Topalli ka shumë ngjashmëri me të ëmën.Ajo jeton në Francë,ku dhe vazhdon studimet në vitin e tretë të Universitetit "Luiz Paster".Këngëtari Luis Ejlli është bërë i njohur fillimisht tek spektakli "Ethet e së Premtes Mbrëma",ku në edicionin e dytë të tij fitoi edhe çmimin e parë. Po kështu fitoi çmimin e parë edhe në festivalin e fundvitit në RTSH si dhe përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian.Së fundmi Luis Ejlli doli fitues edhe në Festivalin "Kënga Magjike" në një duet me Juliana Pashën.Dhëndri i Jozefina Topallit aktualisht ndjek studimet në Strasburg të Francës për drejtësi.Dy të rinjtë kanë rreth tre vjet që njihen dhe po përjetojnë një histori dashurie me njëri-tjetrin.


Site i ambasadës shqiptare në Paris http://ëëë.amb-albanie.fr/ambassade.html

Nuk ka komente:

Posto një koment