e martë, 4 dhjetor 2012

Shqiponja 2 krenare ne kraharorin e nje ANGLEZI !

JOE MATOSKAH BOYD eshte emri i te riut qe ka bere nje tatuazh te rralle. Kjo jo nga natyra e tatuazhut dhe simbolikes por thjesht prej Origjines se te riut... Ai eshte nga Anglia , nje i ri qe ka lindur e jetuar ne Mbreterine e madhe por qe kohet e fundit eshte zhvendosur ne tirane. Per Rastin e 100 Vjetorit te pavarsise se shqiperise atij i ka lindur nje ndjenje e madhe atdhedashurie -sic thote i riu- por kjo jo per Mbreterine e madhe por per Shqiperine. Kete ai e ka shprehur me ane te nje tatuazhi te natyres Maori( Stil Tatuazhimi ) qe permblidhet ne formen e nje shqiponje te madhe 2krenare qe perfaqeson shqiponjen ne flamurin kombetar. Ai gjithashtu ka qendruar pothuajse gjysem i zhveshur gjithe diten e 29-nentorit per te treguar tatuazhin e tij i cili duket se eshte pelqyer shume nga atdhetaret tane te cilet kane bere komentet me te mira per djaloshin nga Anglia. Edhe ne si agjensi e pergezojme Joe per tatuazhin e tij dhe per dashurine qe ai tregon per atdheun tone ! Bravo Joe !

Nuk ka komente:

Posto një koment