e hënë, 17 dhjetor 2012

Presidenti grek, shqiptar?! “Agimi i Artë” i publikon origjinën Çame

Presidenti grek, Papulias, i njohur për rolin e tij në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Greqi-Shqipëri dhe zgjidhjen e situatave të vështira mes dy shteteve, është vënë në shënjestër të ekstremistëve dhe nacionalistëve, për shkak të origjinës dhe lidhjeve me Shqipërinë.

“Agimi i Artë” dhe “Lëvizja Ortodokse Nacionaliste” i drejtohen Presidentit Karolos Papulias me pyetjen: Zoti President i Republikës, çfarë lidhje keni ju me Taip Papulia-n, beun sundimtar shqiptaro-turk të Epirit? Një pyetje e ngjashme për origjinën i është bërë Papuliasit edhe nga një gazetare, por ai e ka kaluar pa përgjigje.

Nuk ka komente:

Posto një koment