e enjte, 6 dhjetor 2012

“Më pëlqen seksi dhe të pi, po të isha mashkull do më gjykonit?”

Ajo është e njohur për shfaqjet dhe skenat provokuese. Por, duket se edhe në jetën reale është pikërisht ashtu. Bëhet fjalë për këngëtaren amerikane Ke$ha, e cila ka pohuar se i pëlqen seksi dhe pija, por sipas saj, femrat e kanë të ndaluar ta thonë këtë gjë publikisht, ndryshe nga meshkujt.
“Bëj jetën që bëj dhe këndoj ato këngë që këndoj: më pëlqen seksi, më pëlqen të pi, ku qëndron problem? Ku është e keqja? Nëse do të isha mashkull, e theksoj, askush nuk do të thoshte gjë. Një mashkull mund të flasë lirisht për këto gjëra dhe njerëzit madje e shohin me zili. Një femër ndërkohë, gjykohet nëse shprehet hapur për këto. Kjo gjë nuk shkon”, ka thënë këngëtarja.

Nuk ka komente:

Posto një koment