e hënë, 12 nëntor 2012

Konkurrentja Shqiptare Në X Faktorin Gjerman, Valëvitë Flamurin Kombëtar

Klementinë Hendrichs e cila është shqiptare e lindur në Kosovë dhe jeton në Gjermani, vazhdon t’i sfidojë konkurrentët tjerë në “X Faktor”-in gjerman...
Në garën e fundit, përveç suksesit që kishte arritur, pas përfundimit të spektaklit ajo kishte bërë një gjest kombëtar, duke valëvitur Flamurin Kombëtar Shqiptar, të cilin flamur ia kishin dhuruar publiku shqiptar, që prisnin me padurim të merrnin autografe nga Klementina.

Në një prononcim për portalin “GjuhaShqipe.com”, ajo falënderon nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen që po i bëjnë siç shprehet “në rrugën e suksesit”.

“Shqiptarët e mi, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që po më bëni, në rrugën e suksesit, gjer më tani”, shprehet Klementina, favorite për të fituar X Faktorin Gjerman.

Ajo më tej shton se rruga e nisur ka vetëm një cak, atë të fitores, dhe nuk do të ndalemi deri në fitore.

“Rruga jonë, ka një cak, fitoren. Atëherë nuk do të ndalemi, por po sulmojmë për fitore. Ju dua shumë”, përfundon prononcimin për Portalin tonë Klementina shqiptare. Ndërkohë ajo bënë të ditur se raundi i radhës do të jetë këtë të diele, më 11 Nëntor 2012 në televizionin gjerman “VOX”, nga ora 20:15.

Nqs ju pëlqen mos harroni të bëni like ose share

Nuk ka komente:

Posto një koment