e enjte, 1 nëntor 2012

Chelsea hakmerret me Man.Unitedin

Chelsea ka fituar 5-4 sfidën me Manchester Unitedin në Kupën e Ligës.

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë zhvilluar një sfidë mbresëlënëse ku Blutë kanë arritur të hakmerren në Stamford Bridge...

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për miqtë me gola të Giggs e Chicharito, ndërsa për vendasit shënoi David Luiz.

Futbollistët me fanellat e kaltra e filluan furishëm pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin. Një harkim nga këndi të Mata e ktheu në gol Gary Cahill.

Mirëpo, miqtë nuk lejuan që të zgjaste gëzimi i vendasve. Nanit riktheu epërsinë e United (59′).

Në vazhdim, Blutë e kërkuan me ngulm golin dhe e arritën me Eden Hazard në shtesë (90′+4).

Paraqitjen e përkushtuar të lojtarëve vendas e konfirmoi Daniel Sturridge, i cili shënoi golin e epërsisë (97′), kurse për eliminimin e Manchester Unitedit nga Kupa e Ligës u përkujdes Ramires (116′).

Ndërkohë që në fund të shtesave, Unitedi realizoi edhe një herë me anë të Ryan Giggs nga penaltia (120′).

Nuk ka komente:

Posto një koment