e diel, 14 tetor 2012

Thaçi në "mëshirën" e Opozitës...!!!

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbetur nën “mëshirën” e partive opozitare, të cilat mund ta rrëzojnë atë pothuajse kur të duan. Për këtë, opozitës i nevojitet vetëm vullneti. Largimi i deputetëve të koalicionit për Kosovë të Re (KKR), Muhamet Mustafa dhe Amir Ahmeti... nga ky grup parlamentar, e rrjedhimisht edhe nga koalicioni qeverisës, e ka dobësuar edhe më shumë ekzekutivin e vendit, shkruan në numrin e sotëm gazeta "Zëri".

Këtij koalicioni muaj më parë i është larguar edhe deputeti Emin Gërbeshi, ndërkaq veprimi i fundit i dy ligjvënësve të tjerë ka bërë që koalicioni qeverisës të ketë tre deputetë më pak sesa opozita, përkatësisht pesëdhjetë e shtatë.

Aleanca Kosova e Re është munduar të shtunën që të kamuflojë largimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar, duke e zëvendësuar atë me deputetin nga Partia Demokratike e Ashkalinjve, Danush Ademi, megjithatë numri i koalicionit qeverisës ka mbetur i njëjtë, për faktin se Ademi edhe ashtu ka qenë pjesë ekoalicionit .

Mbetja e koalicionit me 57 deputetë ua ka mundësuar partive opozitare që me një votëbesim ta rrëzojnë qeverinë e drejtuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi

Nuk ka komente:

Posto një koment