e diel, 14 tetor 2012

Siria ndalon fluturimin e avionëve turq në hapësirën e saj...

Damask - Qeveria e Sirisë ka ndaluar fluturimet e avionëve civilë turq përmes hapësirës ajrore të saj. Lajmi i transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, SANA, vjen tre ditë pasi Turqia detyroi një avion sirian pasagjerësh... që udhëtonte nga Moska në Damask, të kryente ulje te detyruar në Ankara, për shkak se dyshonte se në bord kishte pajisje ushtarake.

Edhe Rusia reagoi ndaj kësaj ngjarjeje duke thënë se në bordin e avionit nuk ka pasur armë dhe se ngarkesa ishte e ligjshme. Tensionet mes Turqisë dhe Sirisë fqinje janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, pas vrasjes së pesë civilëve turq nga bombardimet e forcave siriane. Turqia, e cila mbështet kryengritësit sirianë, është kundërpërgjigjur me zjarr ndaj Sirisë sa herë që është goditur toka turke.

Nuk ka komente:

Posto një koment