e mërkurë, 17 tetor 2012

Rupel: Kufijtë e Kosovës dhe Serbisë nuk do të ndryshojnë ...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe ish-kryesues i OSBE-së, Dimitrij Rupel ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë rezultate të mira për të dyja palët, dhe për rajonin... E në këtë aspekt, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka thënë se kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë tani, për arsye se çdo ndryshim mund të sjellë pasoja të tjera.

“I kam dëgjuar disa nga fjalimet e kryeministrit dhe presidentit serb që ato fjalime kanë mundur edhe ta acarojnë popullin kosovar. Por, nuk e shoh Serbinë duke e lënë të ardhmen e vetë në BE”, ka thënë Rupel, për “Tribuna Shqiptare”. Sipas tij, kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë tash.

Nuk ka komente:

Posto një koment