e diel, 14 tetor 2012

Rama premton 300 mijë vende pune, nëse fiton më 2013...!!!

Elbasan, 14 tetor – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje nga Elbasani se në rast fitoreje të PS do të heqë taksën e biznesit të vogël, ndërsa sfida e tij do të jetë nxjerrja e vendit nga kriza ekonomike. Rama premtoi se do të hapë rreth 300 mijë vendeve të reja të pune,.. si dhe do të lehtësojë nga barra e madhe e taksave për të gjitha bizneset, raporton Starti nga Elbasani.Kreu i opozitës zhvilloi një takim me biznesmenë të vegjël, përfaqësues të pushtetit vendor të komunave socialiste, ekonomistë, intelektualë e qytetarë të Elbasanit, ku foli për gjendjen aktuale të biznesit të vogël, planin ekonomik të hartuar nga PS në rast të qeverisjes prej saj pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, vendosjen e taksës progresive për të gjitha llojet e biznesit, etj. Kreu i PS-së tha gjithashtu se me platformën e re ekonomike për biznesin e vogël, në xhepat e këtij të fundit dhe familjarëve të tyre do të shkojnë rreth 20 milionë dollarë pas reduktimit të taksave dhe ndryshimit të ngarkesës së tyre si detyrime fiskale.Rama tha gjithashtu se sfidë për të mbetet zgjerimi i trajnimit të atyre që kërkojnë punë, si dhe rritjes së numrit dhe efektivitetit të shkollave të larta profesionale në vend, me qëllim që ato t`i përgjigjen nevojave të tregut të punës. Në takimin e organizuar në sallën e Teatrit "Skampa" u soll edhe përvoja e bashkive të Elbasanit, Durrësit e Korçës, që drejtohen nga socialistët. Sipas specialistëve të ekonomisë në PS, sot në vend numërohen rreth 166 mijë të punësuar në biznesin e vogël, të cilët gjenden përballë vështirësive të shumta të likuiditetit dhe problemeve të tjera, si rrjedhojë e krizës ekonomike.

Nuk ka komente:

Posto një koment