e mërkurë, 17 tetor 2012

Promovohet Raporti vjetor për varfërinë dhe përjashtimin social në Maqedoni për vitin 2011...

Shkup, 16 tetor 2012 (MIA) - Dallim të madh midis disa komunave dhe rajoneve të caktuara në Maqedoni në lidhje me qasjen deri te shërbimet e sistemit të asistencës sociale, papunësi, qasje deri te arsimi..., tregon Raporti vjetor për varfëri dhe përjashtim social në Maqedoni deri në vitin 2011, i përgatitur nga Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë, ndërsa i mbështetur nga Instituti për të drejta të njeriut "Ludvig Bollcman" - Asociacion hulumtues në Shkup dhe Bashkëpunimi zhvillimor austriak.

Janë analizuar tetë komuna - Shtipi, Struga, Strumica, Prilepi, Gostivari, Kumanova, Velesi dhe Kisella Voda. Janë përfshirë të gjitha rajonet në Maqedoni. Duhet të bëjë vlerësim dhe analizë të trendeve, politikave, kapaciteteve institucionale, grupeve të prekshme dhe sfidat në domenin e varfërisë dhe përjashtimit social, i shqyrtuar në komuna të ndryshme, gjegjësisht rajone në Maqedoni.

Sipas Milla Carovskas, kryetare e Platformës së Maqedonisë, krahas dallimeve të mëdha në rajonet, potencoi se asnjëra prej këtyre komunave nuk kanë politika lokale dhe porosit se nuk duhet t'i përgatisin por edhe të ndajnë mjete buxhetore për realizim.

Raporti, siç tha Maja Gerovska-Mitev, tregon se në një numër i caktuar i komunave ka shkallë më të lartë të punësimit siç janë Struga dhe Strumica, për dallim nga Kisella Voda ku ka regjistrim dy herë më të ulët. Në pjesën e sigurimit social, shtoi ka konstatime pozitive me ç'rast theksoi se ka shkallë më të lartë të sigurimit shëndetësor, por ka mbulim më të vogël me mbrojtjen pensionale. Në të gjitha komunat rezultatet në pjesën e arsimit tregojnë se nuk ekziston shkallë 100 përqindëshe e regjistrimit në shkollë fillore.

Në raport si rekomandim qëndron përmirësimi i arsimit të popullsisë, rritja e mbulimit me mbrojtjen shëndetësore të kategorive të prekshme, mundësimi i prioritetit dhe rritja e përfshirjes së grupeve të prekura sociale, si dhe rritja e kapaciteteve të arsimit parashkollor.

Numrat zyrtare tregojnë se procesi i varfërisë në Maqedoni është 31 për qind. Sipas ambasadorit austriak Tomas Bajer, nuk ekzistojnë masa universale të cilat mund të zbatohen, por porositi se ky raport është bazë e mirë për institucionet kompetente në luftën kundër varfërisë.

Nuk ka komente:

Posto një koment